Roma do ta mbajë Gagon

Menaxheri i Fernando Gagos pret që Roma të blejë mesfushorin nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Argjentinasi iu bashkua Giallorossëve në formë huazimi në verën e vitit të kaluar dhe përfundoi sezonin në Serie A me 30 paraqitje dhe një gol. Edhe pse trajneri spanjoll Luis Enrique është larguar nga detyra, 26 vjeçari pritet të vazhdojë në Olimpico.
“Nuk shoh probleme. Gjithçka do të sqarohet javën e ardhshme. Gago dëshiron të mbetet në Romë dhe Reali dëshiron ta shesë”, deklaroi Marcello Lombilla për Tele Radio Stereo.