Adebayor e do Tottenhamin

Sulmuesi i Tottenhamit, Emmanuel Adebayor ka shprehur gatishmërinë e tij të mbetet në White Hart Lane sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi i Togos, i huazuar nga Manchester City më 2011-12, realizoi 18 gola duke i ndihmuar Tottenhamit të përfundojë në pozitën e katërt në Premierligë. Andaj, ai dëshiron të mbetet në klub.
“Nuk e di se çka do të ndodhë, por dua të mbetem këtu. Kam luajtur tri vite në Arsenal, por pas vetëm një sezoni në Tottenham mund të them se kjo skuadër më ka hyrë në zemër”, deklaroi Adebayor për London Evening Standard.