Pluhuri i dyshimtë në ambasada

Shefi i Policisë në Islamabad, Bani Amin, i tha agjencisë AFP se ambasadat kanë pranuar pako të vogla me pluhur të zi, i cili është dërguar për analiza.
Në porositë me shkrim thuhet se “helmi” do të fshihet brenda furnizimeve të NATO’s nëse Pakistani vendos të heq bllokadën gjashtëmujore të rrugëve furnizuese për forcat e NATO’s që po luftojnë me talibanët në Afganistanin fqinj.
Zyrtari i lartë pakistanez i sigurimit i tha agjencisë AFP se, Ambasadat e Francës dhe Australisë, dhe Zyra e Komisionarit të Lartë të Britanisë kanë pranuar pako të dyshimta.
“Këto ambasada kanë pranuar nga një pako. Problemi është se sasia është e vogël, dhe testimi është i vështirë. Duket se dikush e bëri këtë me dinakëri. Por, ne tashmë e kemi dërguar atë në laborator”, sqaroi Amin.