Paris në duet me të dashurin Benji Maden
Pas “dështimit” të albumit të parë, parsi kthehet e shëruar plotësisht e gatshme për duetin me shokun e saj Benji Maden, anëtar i grupit ”Good Charlotte”. Kënga e re mendohet të dalë në muajin nëntor. "Benji po më ndihmon shumë- thotë Hilton. Ai ka shumë talent si autor tekstesh por edhe si këngëtar”. Në këtë mënyrë mësojmë se i dashuri i këngëtares merr pjesë në këngën e re që në fazën e parë të shkrimit, e deri në produksion. Mesa duket këtë radhë Paris dëshiron të vijë sa më denjësisht duke i besuar të dashurit të saj që merr “vesh nga muzika”. Duket e largët koha e daljes së këngës “Stars Are Blind” në vitin 2006 i cili ishte pjesë e projektit të titulluar “Paris” që nuk shënoi shitje të konsiderueshme në atë kohë. Por tani jeta e Paris ka ndryshuar falë Benjit që është njohës i mirë i muzikës dhe i sekreteve të saj. Na mbetet vetëm të presim rezultatin e këtij bashkëpunimi të çuditshëm.
Puthja e gjatë gei e Xhim Kerrit
Pas shumë thashethemeve është publikuar në faqen zyrtare të Xhim Kerrit fotografia e parë promocionale e filmit “I Love You Phillip Morris”. Në këtë fotografi, aktori është duke puthur Evan MekGregor, i cili luan rolin e Filip Morris. Filmi që duhet të mbërrinte në Europë në filim të vitit 2009, rrëfen historinë e një krimineli të quajtur Rusel i cli ka rënë në dashuri marrëzisht me shokun e tij Morris. Filmi është përshtatur nga romanca e Stiv Viker e vitit 2003 e drejtuar nga Glen Fikara dhe Xhon Rekua dhe na çudit me skenat dhe surprizat. Kur Morris del nga burgu, Rasëll arrin të arratiset me shpresën për t’u bashkuar me dashurinë e jetës së tij. Më siguri për Evan MekGregor dhe Xhim Kerrin kjo është një provë e madhe e aktorëve. Ku i dihet, mbase njëri nga të dy mund të marrë çmimin Oscar për interpretimin në këtë film.
28 Gusht 2008