Mel B, e gatshme të pozojë nudo për “Playboy-n”
Nëse “Spice Girls” janë histori e shkuar, e ardhmja mund të ishte të vishej si lepurushe e “Playboy”. Mel B, që në muajt e shkaur pozoi për veshjet intime, bëri të ditur se tashmë është gati të pranojë nje ofertë të mundshme për të pozuar siç e ka bërë nëna.
“Vitin e kaluar “Playboy dhe një revistë tjetër më kërkuan të pozoja për ta por unë refuzova. Për të ardhmen nuk i dihet kurrë...”,- është shprehur Mel B. Nga ana tjetër këngëtarja 33 vjeçare, nënë e dy fëmijëve ka një fizik të lakmueshëm nga të gjithë. Më pëlqen trupi im,- sqaron ajo për revistën “Content”, nuk mund të them se ai është perfekt por mua më pëlqen shumë kështu, është shumë i bukur. Fatmirësisht, nuk më duhet të mbaj dietë për t’u dobësuar sepse edhe ajo ka kostot e saj”. E ndërsa kur shfaqej me grupin, rrobat që vishte ishin të siguruara, për jetën e përditshme gjithçka ndryshon. ”Nuk e kam problem të vërtitem nëpër shtëpi komplet “nudo”,- shton Mel B. Kështu në pritje të albumit të ardhshëm si soliste për të ciin po punon ajo mendon të bëjë një shëtitje nga salloni i shtëpisë në faqet e shëmëkërkuara të “Playboy”.
28 Gusht 2008