Paris, pranga 7 të dyshuarve si anëtarë të lëvizjes xhihadiste
Shtatë persona të dyshuar si anëtarë të lëvizjes xhihadiste u arrestuan sot, por ata nuk kanë asnjë lidhje me eksplozivët e zbuluar sot në qendrën tregtare ''Pranverë në Paris'', bënë të ditur burime të sigurta.
''Drejtoria Qendrore e Informacionit të Brendshëm dhe Seksioni Antiterrorist i policisë kriminale në Paris bënë të mundur arrestimin e një të riu francez i kthyer në mysliman dhe gjashtë anëtarëve të rrethittë tij'', deklaruan të njëjtat burime.
Të gjithë dyshoheshin se ishin anëtarë të lëvizjes islamike radikale e thënë ndryshe lëvizja xhihadiste.