E Shtunë, 31 Tetor 2026

Park, kapiten i QPR-së

Menaxheri i Queens Park Rangers, Mark Hughes, konsideron emërimin e Park Ji-Sungut për kapiten të ri të ekipit, pas transferimit të tij nga Manchester United.

Hughes transferoi Parkun nga United pas shtatë viteve të qëndrimit të tij në Old Trafford. Ylli i Koresë së Jugut nënshkroi kontratë dyvjeçare me QPR-në.

“Ji është një prej kandidatëve për kapitenin e ri. Jam i sigurt se do të ketë edhe futbollistë të tjerë të interesuar, në mesin e tyre është edhe Ji”, deklaroi Hughes. QPR ka mbetur pa kapiten pas suspendimit të mesfushorit Joey Barton për 12 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›