Richards ‘ngushëllohet’ me Olimpiadë

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards ka insistuar se nuk është hidhëruar që mungoi për Anglinë në Euro 2012, sepse ndihet krenar që është pjesë e skuadrës së Britanisë së Madhe për Lojërat Olimpike Verore ‘Londra 2012’.
“Nuk jam ftuar në ekip për Euro 2012, por nga fillimi kam dashur të shkoj në Olimpiadë”, deklaroi Richards për Independent.
“Është gjithmonë nder i madh të përfaqësoni shtetin tuaj. Nuk është vetëm Anglia, është Britania e Madhe, andaj është diçka e re”, u shpreh ai.