UEFA paralajmëron Wilsheren

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka marrë një paralajmërim nga UEFA pas komenteve që bëri në Twitter, duke sugjeruar se kishte vënë bast se bashkëlojtari Emmanuel Frimpong do të shënojë.
Rregullorja e UEFA-s ndalon futbollistët të vënë baste në ndeshje të futbollit, ku janë të përfshira skuadrat e tyre dhe incidenti lidhur me komentin nga Wilshere se Frimpong ia fitoi ’10 funte modeste” duke u bërë golashënuesi i parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Olympiakosit në dhjetor.
Ai më pas shkroi: “Nuk kam vënë bast në ndeshje, e di se nuk na lejohet!”.