Lloris refuzon Arsenalin për Tottenhamin

Portieri i Lyonit, Hugo Lloris preferon Tottenhamin para Arsenalit, kanë njoftuar mediet franceze.
Lloris, kapiten i Francës, spekulohet me largim nga Lyon gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe besohet se karrierën do ta vazhdojë në Premierligë. Arsenali thuhet se kishte arritur marrëveshje me Lyonin për transferimin e portierit.
Por, e përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar të martën se Lloris ka ndryshuar mendjen pas bisedës me menaxherin e ri të Tottenhamit, Andre Villas-Boas dhe dëshiron të kalojë në White Hart Lane.