E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Saliu është për të ardhur keq, e ka lexuar Kurbanin. Metën e besoj, ai nuk lexon

Share

Kryetari i Partisë Socialiste , Edi Rama ka promovuar librin e tij më të fundit Kurban në qytetin e Sarandës. Rama është shprehur nga Saranda se në këtë libër flitet edhe për qytetin e Sarandës.

Rama i është drejtuar kryeministrit Berisha ku ka theksuar: Saliu është për të ardhur keq, ai e ka lexuar librin Kurban. Ndërsa nuk ka lënë pa përmendur dhe kreun e LSI-së Ilir Metën për të cilin thotë se, Iliri tregon të vërtetën kur thotë s`ka lexuar librin, nuk lexon ai.

Kryesocialisti është shprehur se Tirana, i vetmi kryeqytet në botë që kishte një shesh dhe e bëri kodër. Në libër është Shqipëria si e shoh dhe si mund të bëhet. Në Sarandë dhe në Shqipëri nuk ka shtet. Ka rënë trau kryesor i një shoqërie demokratike. Drejtësia është dorëzuar përpara etheve për para. Veprimtaria pa leje është pjesë e një vizioni obskurantist. Ky vizion obskurantist është ai që udhëheq ata që drejtojnë Shqipërinë, ka deklaruar Rama.

Pas fjalës, Rama ka dhëne edhe autografe në librat që kishin të pranishmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›