E Diel, 1 Nëntor 2026

“Parkimet, Bashkia po mbledh lekë për fushatën elektorale”

Ylli Manjani


Parkingjet me pagesë, tashmë të aplikuara prej dy javësh nga Bashkia e kryeqytetit duket se janë kthyer në një nga burimet kryesore financiare të Bashkisë për vitin elektoral. Kështu është shprehur ish anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS, Ylli Manjani. Ai e cilësoi skemën e re si abuzive dhe jo të mirë informuar për qytetarët. “Nuk është televizioni mjeti legjitim i informimit, por janë tabelat dhe policët të cilët në rastin konkret nuk të thonë asgjë, por presin sa të kryesh shkeljen dhe më pas të gjobisin. Dënimi me gjobë dhe karroatrec është abuziv. Bashkia kërkon të marrë lekë për vitin e ri elektoral”, u shpreh ai. Një tjetër shqetësim janë gjobat ku në rast se ka vonesa nga 10 deri në 15 minuta pas skadimit të afatit të kuponit atëherë çdo automjet gjobitet me shumën e 3 mijë lekëve si dhe shoqërohet për në pikat e bllokimit të Bashkisë. Aktualisht në 5 sheshe kryesore të vendit zbatohet plani i ri i Bashkisë për parkingjet me pagesë ndërsa sipas kësaj të fundit skema e re do të shmangë trafikun.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›