E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita e çimkave s’pranon dialogun, Arta gërthet të mos hapet kutia e Aldo Bares

PS mohon zgjidhjen e ngërçit politik- konfirmon zvarritjen e Ramës

Në një kohë kur shumica parlamentare u shpreh për një mundësi të hapur të zgjidhjes së ngërçit politik, opozita e Edi Ramës, demonstron një tjetër sjellje arrogante, duke u izoluar në vetvete. Askush më mirë se Arta Dade, nuk mund të kthente një përgjigje vulgare ndaj interesit të klasës politike, për mbylljen e një kapitulli të mbi toleruar dhe ndjekjen për një kohë të gjatë, të një ecejake të vrazhdë, të pa produkt dhe jashtë çdo konteksti të veprimit të lidershipit politik opozitar. Deputetja e Edvinit, e njohur si një nga partizanet më të zellshme të politikës së bllofit dhe arrogancës së rrugës, s’tha as më shumë e as më pak se ato që ka nxirë dhe baltosur për ditë e me radhë lidershipi i fjalimeve të skupit, gënjeshtrave, mashtrimeve dhe spekulimeve të pabaza. Tendenca për jetëgjatësi të zorshme politike, duket se e ka tjetërsuar, duke e katandisur në një personazh të rëndomtë të politikës së rrugës- dhe konfirmimin në një figurë komike të denjë për një personazh televiziv fëmijësh. Nxjerrja e Arta Dades në podiumin e lartë të ngrehinës ylberiste s’tregon as më shumë e as më pak se PS s’pranon dialogun dhe konsensusin, por përkundrejt një zgjidhje afatgjatë, është e gatshme të kacavirret rrugicave të ngushta sa me protesta aq edhe me tentativa për mosbindje civile. Por sa do të realizohet kjo ambicie e dytë e lakuriqit të socialistëve? Arta Dade, në rolin e një sekretarie personale të Edi Ramës tha se pa u hapur kutitë e votimit, s’ka asnjë marrëveshje me mazhorancën. Deklaratë kjo eunuke, që realisht s’kapërdin dot krizën e brendshme të lidershipit të selisë rozë, i cili vazhdon të fjeld mbi gjethe dafine se ka realizuar planet fillestare. Por Arta harron një tjetër fakt. A do të kërkojë Arta Dade hapjen e kutive të Aldo Bares? Përsa kohë organet e akuzës kanë të gjitha kompetencat ligjore për ndërmarrjen e një veprimi të tillë. Natyrisht, kutia e Bares, e cila i drejtohej djalit të Dades, s’përmban aspak diçka të paligjshme, por është e sigurtë se në vetvete përbën një akt kriminal. Kutitë e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, kanë një garanci kushtetuese dhe ligjore. Pikërisht, është kushtetuta dhe ligji që s’lejon hetimin e fletëve të votimit, për të shmangur kështu një precedent të rrezikshëm kushtetues, çka do të sillte cenimin e rendit ligjor dhe demokratik. Arta bërtet për kutitë ligjore të 28 qershorit, por nuk flet ose s’pranon të flasë për kutinë e Aldo Bares...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›