Parkimi/Çmimi prej 100 lekësh të reja në orë, s’përdoret as për qendrat turistike në Itali

Mbërrijnë ankesat e para të qytetarëve - pas taksave Bashkia po vjedh edhe përmes parkingjeve me pagesë
Një ditë pas aplikimit të instrumentit më të ri, atë të zhvatjes dhe vjedhjes haptazi të parave të qytetarëve, përmes pagesave për parkimin në disa zona të qytetit, ka ardhur edhe reagimi i qytetarëve. Në ngritjen e zërit, për herë të parë publikisht, pas zbatimit të kësaj nisme të Bashkisë, flitet se kryebashkiaku po aplikon një gjë të tillë për të mbushur arkën e boshatisur të Bashkisë Tiranë dhe paracaktimin e një pjese të konsiderueshme të tyre për fushatën e zgjedhjeve lokale të 2011-ës. Rrjepja e fundit që po u bëhet qytetarëve, njëherazi shlyesve të rregullt të të gjitha taksave, një pjesë e të cilave të dyshimta dhe absurde, pasi nuk kthehet asnjë lloj shërbimi prej tyre, është edhe aksioni më antiligjor që është ndërmarrë ndonjëherë nga një njësi vendore. çmenduria e kryebashkiakut Edi Rama vazhdon të mos njohë kufij, ndërkohë që toleranca e qytetarëve sa vjen e ngushtohet. Me vendimin e fundit për parking me pagesë, Edi Rama nuk synon të normalizojë trafikun në kryeqytet, përkundrazi e rëndon gjithnjë e më tepër atë, pasi automjetet do lëvizin gjithnjë e më shumë drejt zonave të paeksploruara, duke sjellë kështu edhe bllokimin e disa prej nyjeve në anën jugore të qytetit, dhe po ashtu edhe ndotjen në rritje. është i paarsyeshëm njëherazi edhe çmimi i gjobës së parkingut prej 100 lekësh të reja për çdo orë. Shifër kjo që kontestohet fuqishëm nga qytetarët. Në këto kushte, me segmentin e ri të thithjes së financave dhe listimin e tyre për shpenzimet e fushatës elektorale të 2011-ës, Edi Rama po rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e qytetarëve, të cilët krahas dhjetëra taksave janë të detyruar të paguajnë edhe një “gjobë” për parkimin e automjetit.
...