Marrëdhëniet mes dy vendeve po thellohen gjithnjë e më shumë

Berisha merr mesazh falënderimi nga kryeministri çek, Neças
Kryeministri Sali Berisha mori dje një mesazh falenderimi nga kryeministri i Republikës së çekisë Petr Neças, ku i shpreh mirënjohjen për mesazhin e urimit dërguar për marrjen e detyrës si Kryeministër i Republikës së çekisë. Në mesazhin e kryeministrit Neças drejtuar kryeministrit Berisha thuhet se marrëdhëniet mes dy vendeve po njohin një zhvillim gjithnjë e më të pranueshëm. “Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për urimet e përzemërta në marrjen e detyrës si Kryeministër i Republikës së çekisë. Shpreh besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të shkojnë drejt thellimit të bashkëpunimit si dhe zhvillimit të mëtejshëm të lidhjeve tona të miqësisë”- thuhet në mesazhin e dërguar nga kryeministri çek, Neças.
...