E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjoba” e parkimit, reagon ZMK: Hipokrizi e Edi Ramës, metodë e re për thithjen e parave për zgjedhjet e ardhshme

Hipokrizia Bashkiake e rregullimit të trafikut duke vjellë miliona nga parkimi me pagesë dhe temperatura 42º Celcius e autobusëve të rinj me kondicionerë “të prishur”


Në ditën e parë të “gjobitjes” nga Bashkia Tiranë të drejtuesve të mjeteve për parkimet në rrugët kryesore të kryeqytetit, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, reagoi ndaj hipokrizisë bashkiake që trajton një instrument të ri të thithjes së parave kesh nga qytetarët si një akt që do të ulë trafikun në qytet dhe do të përmirësojë ajrin, ndërkohë që në realitet ndodh krejt e kundërta. Drejtuesi i ZMK-së, Altin Goxhaj, u shpreh se Bashkia e Tiranës dhe Edi Rama, po tallen me qytetarët dhe taksapaguesit e rregullt të kryeqytetit, përmes vënies së gjobave për çdo parkim, në një kohë kur qyteti është pa parkingje publike dhe me rrugë qorre. “Kjo është një tallje me qytetarët dhe kushtet urbane të një qyteti pa parkingje publike, me rrugë të projektuara sipas interesit të ndërtuesve të pallateve të sotme dhe të nesërme, dhe kundër interesit të banorëve të pallateve përkatëse dhe të vetë qytetit. Bashkia tallet me qytetarët kur thotë se do të ulet trafiku në qytet si pasojë e parkingjeve me lekë. Tallet sepse nëse tashmë do të jetë më e vështirë të parkosh në rrugët kryesore do të thotë që makinat do të popullojnë më shumë trafikun se skanë ku parkojunë dhe nga ana tjetër do të popullojnë qoshet e rrugëve dytësore duke e vështirësuar më shumë trafikun në rrugët dytësore që siç dihet sjell vështirësimin e trafikut në rrugët kryesore”- u shpreh Goxhaj. Sipas tij, Bashkia tallet me qytetarët kur thotë se do të ulet trafiku në qytet sepse qytetarët do të braktisin makinat dhe do të marrin autobusin! Në këtë sens ai vërejti se linjat e urbanëve, të cilat pritet të popullohen në mënyrë drastike, janë jashtë çdo lloj standardi dhe se temperatura brenda urbanëve, shkon deri në 42º Celcius. “Të premten e kaluar në dt. 13 Korrik 2010, një ekspert i ZMK bëri matje të temperaturës në 5 autobuzë në Tiranë, përkatësisht në linjën Kombinat-Kinostudio, Tirana e Re – Stacioni i Trenit, dhe Uzina Dinamo, duke përfshirë edhe 1 autobus të ri të linjës së Tiranës së Re të promovuar me aq bujë nga Edi Rama si një standard i ri. Dhe temperatura në autobusët e rinj dhe të vjetër të Tiranës arrinte në orarin 12:30 – 14:30 në 42º Celcius, një temperaturë asfiksuese për të moshuarit, të sëmurët me zemër dhe gratë shtatzëna. Por Edi Rama udhëton me makinën e vet me kondicioner dhe nuk mund ta kuptojë se çdo të thotë të udhëtosh në temperaturën 42º Celcius. Sepse ditën që ai përuroi linjën private të Tiranës së Re me autobuzët e rinj të bardhë, kondicionerët ishin ndezur si dekor i shoë-t përkatës”- tha më tej, drejtuesi i ZMK-së, Goxhaj. Lidhur me arsyet e këtij vendimi nga ana e Bashkisë Tiranë, Altin Goxhaj thotë se Edi Ramës i duhen parå në prag të zgjedhjeve vendore të 2011-ës, për të mbuluar fushatën elektorale. “Kryebashkiakut nuk i intereson prej shumë vitesh se çfarë bëhet me qytetin dhe qytetarët, por shqetësohet se sa para mund të sigurojë prej tyre, sepse dihet, fushata po afron… dhe mitingjet (na) kushtojnë”- deklaroi drejtuesi i ZMK-së, Altin Goxhaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›