E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selim Muça rizgjidhet kryetari i KMSH

Selim Muça është rizgjedhur kreu i ri i Komitetit Mysliman Shqiptar. Muça u zgjodh me 68 vota pro, ndërkohë që kandidati Hushi mori 9 vota dhe Manaj u tërhoq.Tre vota u konsideruan të pavlefshme. Në garë për kreun e KMSH ishin Selim Muça, Karafil Manaj, myftiu i Fierit dhe Sabri Hushi, inspektor i përgjithshëm pranë komunitetit mysliman. Zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman, sollën shenja të dukshme përçarjeje brenda bashkësisë islame. Disa anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman dorëzuan në gjykatë padinë civile kundër Komunitetit duke kërkuar të shpallin të pavlefshme mbledhjen e myftinive nga e cila doli edhe kreu i ri i KMSH.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›