E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni: Shtohet siguria para zgjedhjeve

Autoritetet e Maqedonisë kanë shtuar masat e sigurisë dhe kanë tërhequr vërejtjen kundër çfarëdo dhune para zgjdhjeve të nesërme presidenciale dhe lokale, që shihen si të një rëndësie të madhe për integrimet evroatlantike të këtij vendi.Afro 8.500 policëve u janë dhënë udhëzime me shkrim se si të veprojnë në ditën e zgjedhjeve, për ta parandaluar dhunën eventuale.Pritet që këto zgjdhje të monitorohen nga më tepër se 500 vëzhgues ndërkombëtarë dhe afro 7 mijë lokalë.Në zgjedhjet për president marrin pjesë 7 kandidatë, prej të cilëve 3 janë shqiptarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›