Parlamenti Europian diskuton sot zgjerimin e BE
BRUKSEL-Sot në Parlamentin Europian mbahet një sesion ku do të diskutohet vec te tjerave edhe strategjia e zgjerimit te BE-se me vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë cështje raporton sot Olli Rehn, Komisioneri i Zgjerimit. Rehn do të marrë mbështetjen e europarlamentarëve per nje qendrim te përbashkët që Ballkani Perëndimor duhet të hyjë në BE, sapo të përmbushe kushtet. Kjo cështje do të fiksohet dhe në një Rezolute për Ballkanin Perëndimor që do të miratohet sot nga europarlamentarët.
Pritet që Këshilli për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian të miratojë Rezoluten me të cilën t’u bëhet thirrje vendeve të Ballkanit të zgjidhin të gjitha problemet me fqinjët e tyre, pasi ato janë pengesë në rrugën e tyre për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky dokument gjithashtu kerkon qe vendet te bashkepunojne plotesisht me gjykaten e Hages, si kusht per progresin e tyre.
Nje pjese e rezolutes i kushtohet Kosoves. Ne te thuhet se BE shpreson se deri në fund të vitit do të kryhet procesi i decentralizimit, ne perputhje me planin Ahtisaari. Rezoluta i kërkon Beogradit më shumë bashkëpunim me policinë e Euleksit, sidomos për pikat kufitare në veri të Kosovës. Rezoluta i dorëzohet sot Këshillit të Ministrave të BE-së. Seanca e sotshme e parlamentit europian pergatit temat e samitit te keshillit te ministrave te BE, qe zhvillohet me 10-11 dhjetor ne Bruksel.
(d.b/News24/BalkanWeb)