Keltis Kruja zëvendëson Nishanin
Keltis Kruja është sekretari i ri i përgjithshëm i degës Tiranë të Partisë Demokratike në vend të Bujar Nishanit. Zgjedhja e prefektit të kryeqytetit, Keltis Kruja, si sekretar i përgjithshëm i demokratëve, dega Tiranë, ka ardhur pas emërimit të Aldo Bumçit si kryetar i degës Tiranë të demokratëve. Vendimi për emërimin e Krujës është marrë në mbledhjen e Kryesisë së demokratëve, e cila miratoi pa asnjë kundërshtim këtë kandidaturë. Në statutin e PD-së, është e përcaktuar se kryetari i degës ka të drejtë të bëjë propozimin për emrin e sekretarit të përgjithshëm të degës që ai drejton.