Integrimi në BE, Mirel: Po vëzhgojmë politikën shqiptare
TIRANE-Në vazhdën e protestave të opozitës për kutitë që ka tensionuar jo pak situatën politike në vednin tonë, Drejtori i Përgjithshëm për Ballkanin në Komisionin Evropian, Pierr Mirel lëshoi sot mesazhin se kriteri kryesor për integrimin e Shqipërisë mbetet ai politik. Mirel ka marrë pjesë sot në një takim Ndërministror në Shqipëri së bashku me shefin e delegacionit të Komisionit Europian ne shqipëri, Helmut Lohan. Mbledhja u drejtua nga kryeministri Sali Berisha.
Mirel në takim vlerësoi se Komisioni Europian e vlerëson rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian fillim të vështirë. Sipas tij, në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, strukturat e kësaj të fundit do të paraqiten si bashkëpunëtorë shumë të vëshirë, gjë që do të përbëjë një fillim të vështirë për vetë Shqipërinë. Megjithëse duke zbutur tonet, Mirel shtoi se “synimi i përbashkët është ai i integrimit të Shqipërisë në BE.
Drejtori i Përgjithshëm për Ballkanin në Komisionin Evropian vlerësoi gjithashtu se ndër kriteret kryesorë që BE kërkon nga Shqipëria mbetet ai politik. Për këtë Mirel shpjegoi se Komisioni Europian ka shpërndarë në terren ekspertët të cilët do të japin informacion sesa është plotësuar ky kriter.
Ambasadori i KE në vendin tonë, Lohan tha se kapacitete janë parakusht për këtë ushtrim të BE dhe suksesi do të jetë kriteri i vetëm që do të bëjë cilësinë.
Kryeministri shqiptar Berisha nga ana e tij vlerësoi se Komisioni Europian është aleati numër një për Shqipërinë dhe integrimin e saj.
(d.b/BalkanWeb)