Akuzat që rëndojnë mbi Aldo Baren dhe bandën e tij
TIRANE- Është ekstraduar sot nga Turqia, Aldo Bare kreu i organizatës kriminale të njohur si “Banda e Lushnjes”. Bare u arrestua tre vjet më parqë nga policia turke në Ankara, ndërsa ekstradimi i tij u bë i mundur vetëm sot.
Për më shumë se dhjetë vjet, Aldo Bare ka qenë në kërkim, por masat aktive u aktivizuan në vitin 2006, kohë në të cilën Polica e Shtetit arriti të godiste me sukses anëtaret e bandës së tij kriminale, që jetonin e vepronin në Shqipëri.
Prokuroria për Krimet e Rënda formuloi akuzën ndaj drejtuesit të kësaj organizate kriminale Aldo Bare për Krijimin e organizatës kriminale, për më tepër se 20 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone, dhunim varresh, kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale.
Aldo Bare dhe organizata e tij kriminale akuzohen edhe për vrasjen dhe dekapitimin (prerjen e kokës dhe shëtitjen në publik) të Artur Dajës në qytetin e Lushnjës, vrasjen në qendër të qytetit të shtetasit shqipataro-maqedonas Xhevat Demiri, të vrasjes për shkake të cilësive të veçanta, mbetur në tentativë të shefit të Komisariatit të Policisë Lushnjë Sinan Meta, për vendosjen e lëndës eksplozive me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës, për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Krimianle Klejdi Bano, për vendosjen në vitin 2001 të eksplozivit në banesën e inspektorit të Policisë së Rendit Idriz Shuli, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, për vendosjen në mars të 2005 të eksplozivit në banesën e një punonjësi policie në rrugën Don Bosko në Tiranë, për vendosjen e minës me telekomandë në makinën e ish-drejtorit të Policisë Kriminale Xhavit Shala, për vrasjen në vitin 2005 të biznesmenit Baki Taullaut, si dhe disa vepra të tjera penale të cilat janë në hetim, për vrasjen e ish-kryetarit të SHIK-ut, të rrethit Lushnjë Bashkim Shkurti, për vrasjen e ish-nënkryetarit të Bashkisë të qytetit Lushnjë Drago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.
(m.a/BalkanWeb)