Topalli: I preva fjalën Bashës në Kuvend? Normale
Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, tregoi dje detajet për zgjedhjet e 12 dhjetorit, ‘konfliktin‘ në Kuvend me ministrin Basha dhe arsyet pse mazhoranca nuk do të hapë kutitë e votimit.
"Pozicionet në parti për mua s‘kanë fare rëndësi. Titujt mua nuk më interesojnë, mua më intereson puna", tha Topalli lidhur me rikandidimin e saj në postin e nënkryetares së PD-së. Duke qëndruar e rezervuar për këtë çështje, gjatë rrëfimit në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në "News 24", "zonja e parë" e PD-së komentoi edhe veprimin ku si Kryetare e Kuvendit i ndërpreu fjalën ministrit Lulzim Basha. "Kryetarja e Parlamentit jep fjalën dhe heq fjalën, kjo i ndodh çdo njeriu. Kjo ndodh edhe në Këshillin e Europës", tha ajo, duke e specifikuar këtë si tejet normale. Lidhur me qëndrimin e PD-së për të mos hapur kutitë e votimit, Topalli u shpreh se "është qesharake që opozita sillet rrotull prej katër muajsh dhe thotë hapni kutitë. PS kishte një ushtri me 20 mijë komisionerë, një KQZ me anëtar të majtë dhe të djathtë votuan 7 me zero, një Edvin Rama që në fund të ditës së votimit i quan zgjedhjet me standarde".
Kryetarja e Kuvendit theksoi se "unë kurrë se kam identifikuar Edvin Ramën me Partinë Socialiste. Unë përherë e kam thënë se Edvin Rama s‘ka asgjë me partinë socialiste". Nënkryetarja e PD-së komentoi gjithashtu edhe protestën treditore të Partisë Socialiste në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Topalli tregoi se si e përjetoi ajo protestën treditore të PS-së duke thënë se "Isha në zyrën time, isha në zyrën e Enver Hoxhës, karrigia ime është karrigia e Enver Hoxhës. E di kë kisha poshtë unë, kisha Gramoz Ruçin, Skënder Gjinushin, njerëz të diktaturës". Sipas Topallit, as Raul Kastro nuk flet në gjuhën e Ramës. "Në raportin e ndërkombëtarëve u shkrua se nuk kishte prova për manipulimin e zgjedhjeve", tha ajo. Sipas Topallit, "po dalin dhe po flasin për hapje kutish të gjithë ndërtuesit dhe miliarderët e Tiranës, të cilëve po u marrim tokat". Në rolin e Kryetares së Kuvendit, Topalli, tha se gjatë këtyre dy muajve janë miratuar 55 ligje, ndërkohë për mungesën e opozitës në Kuvend, ajo nuk preferoi të tregojë formulën sesi mazhoranca do të sigurojë votat e duhura për të realizuar dhe votuar ligjet që u hapin rrugë reformave.
Kryetarja e Kuvendit, nuk shikon asnjë tension në arenën politike, lidhur me bojkotin e opozitës dhe zhvillimin e protestave. "Nuk ka asnjë tension. Tensioni është te lidershipi i Partisë Socialiste", tha Topalli. Edhe pse serbët, dhe maqedonasit do të lëvizin pa viza në fund të dhjetorit, nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, theksoi se "jemi përpara Maqedonisë si anëtar të NATO-s dhe Malit të Zi. Të jemi realistë, nuk jemi të barabartë me Kroacinë". Sipas Topallit, Ministria e Brendshme po bën hapa përpara me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike dhe me ruajtjen e kufirit. Duke iu rikthyer çështjes së bojkotit të opozitës, Kryetarja e Parlamentit, tha se ndërkombëtarët po i kërkojnë Partisë Socialiste t‘i japë fund bojkotit dhe të vijë të bëjë debatin në Kuvend.