Sezoni turistik rritet fluksi i hyrjeve ne kufi
Hapja e sezonit turistik dhe temperaturat e larta kanë rritur numrin e personave që hyjnë në Shqipëri nga pikat e kalimit me Kosovën. Ditët e para të qershorit është rritur dukshëm numri ditor i personave që hyjnë në pikat e kalimit të kufirit në Kukës.
Problem për udhëtarët paraqitet qëndrimi në rradhë për kontrollin e dokumentacionit. Fluksi në rritje e lëvizjes pengon dhe kalimin e lirë të automjeteve të rënda. Pritjet shkojnë deri në disa orë, derisa të kryhen procedurat e nevojshme doganore.
Për Albanian Screen, Agron Baliaj, drejtor i Kufirit dhe Migracionit shpjegon se janë shtuar kapacitetet e kontrollit të dokumentacionet dhe automjeteve. Sipas të dhënave zyrtare gjatë muajit Maj nga tre pikat e kalimit të kufirit në Kukës kanë hyrë rreth 69 mijë shtetas të huaj dhe 36 mijë automjete.
Flutura Tota