E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jackson, doktor Murray mohon akuzat

Doktori i Michael Jackson, Konrad Mjurej, ka hedhur poshtë akuzat për vrasje të paqëllimshme, lidhur me vdekjen e këngëtarit. Mjurej është paraqitur në një gjykatë në Los Anxhelos në një seancë gjyqësore ku nuk mungonin as të afërm të këngëtarit. Jashtë godinës së gjykatës ishin mbledhur me dhjetra fansa të Majkëll Xheksonit të cilët nuk nguruan të bërtisnin vrasës ndërsa mjeku hynte në gjykatë.

Gjyqtarët tani duhet të vendosin lidhur me procesin gjyqësor. Nëse
shpallet fajtor, mjeku Mjurej mund të ballafaqohet me katër vjet burg,
një dënim tepër i lehtë sipas fansave të mbretit të popit.
Majkëll Xhekson vdiq në shtëpinë e tij, më 25 qershor të vitit të
kaluar, në moshën 50 vjeçare.

Delina Bitraku

< I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›