E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Jam i gatshëm të dorëzoj imunitetin

Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve po shqyrton heqjen e imunitetit të deputetit Dritan Prifti.
 

Deputeti Prifti është paraqitur në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku ka dhënë shpjegime në lidhje video-përgjimin mes tij dhe kreut të LSI-së Ilir Meta.
 

Në fjalën e tij Prifti ka deklaruar se është i gatshëm që të dorëzoj imunitetin për t`i hapur rrugë hetimit të prokurorisë në lidhje me video-përgjimin.
 

Ai gjithashtu se është i gatshëm që të bashkëpunojë për të ndryshuar Kushtetutën në lidhje me kufizimin e imunitetit të deputetëve.
 

“Videoja është filmuar prej meje për të provuar tensionet dhe joshjet për korrupsion të Ilir Metës” theksoi Prifti duke theksuar se filmimi me ish zv.ministrin e ekonomisë Leonard Beqiri nuk e inkriminon aspak atë pasi është vazhdimi i videos së parë dhe provon deklaratat e tij për Metën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›