Kryeministri Berisha takim "koke me koke" me Sarkozi, per integrimin ne BE
F.Mejdini
Kryeministri Berisha do te zhvilloj ne mesin e kesaj jave nje takim "koke me koke" me Presidentin e Frances Nikola Sarkozi ne Pallatin Elysee ne Paris. Zyra e shtypit te kryeministrit Berisha, konfirmoi dje takimin e posacem me date 24 prill pas njoftimit zyrtar te bere nga Presidenca franceze, paraditen e djeshme. Ndonese nuk behen te ditura zyrtarisht arsyet e ketij takimi, burimet prane Keshillit te Ministrave bejne te ditur se integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Evropian, pritet te jete edhe nje nga temat kryesore te ketij takimi, mes perfaqesuesve me te larte te dy vendeve. Ky takim vjen ne prag te dorezimit te kerkeses nga ana e Shqiperise, per statusin e vendit kandidat prane Bashkimit Evropian qe pritet te behet me date 28 prill ne Ceki. Por duke qene se Franca, eshte nje nga vendet me me ndikim ne BE, ky takim i kryeministrit Berisha do te jete nje ogur i mire edhe mbi ambicien e Shqiperise, per te perparuar drejt Bashkimit Evropian. Ne kete takim pritet te diskutohet edhe liberalizimi i vizave mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtem, Lulezim Basha kane theksuar se gjate vitit te pare te mandatit te dyte qeverises, shqiptaret do te kene mundesine per te udhetuar pa viza, drejt vendeve te Bashkimit Evropian. Takimi "koke me koke" i kryeministrit Berisha me Presidentin francez Sarkozi, vetem nje muaj perpara fushates zgjedhore ne vend, eshte nje tjeter mbeshtetje per qeverine aktuale, duke u nisur nga fakti se partia qe perfaqeson Sarkozi, eshte e djathte. Ky eshte edhe takimi i pare, mes nje kryeministri shqiptar dhe nje figure me rendesi te madhe ne Evrope, si Presidenti i Frances, Sarkozi, duke thyer ne kete menyre dhe "tabune" e takimeve te tilla te munguara.
Axhenda
Kryeministri Berisha gjate udhetimit te tij ne Paris, do te zhvilloje nje takim edhe me ministrin e Jashtem te Frances, Berndard Kushner. Ne keto takime, kryeministri do te jete i shoqeruar edhe nga ministri i Jashtem, Lulezim Basha.
Vizita
Kryeministri Berisha e ftoi Presidentin e Republikes Popullore te Kines, Hu Jintao, per nje vizite ne Shqiperi, duke i premtuar mikpritjen e popullit shqiptare. Presidenti kinez Jintao, pranoi me kenaqesi ftesen dhe premtoi se do ta vizitonte shume shpejte Shqiperine.