E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Pajisje verifikuese per leternjoftimet ne komisione

Partia Socialiste do te dergoje brenda pak kohesh nje propozim drejtuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per pajisjen e qendrave te votimit me mjet identifikimi te ligjshmerise se leternjoftimeve. Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare brenda selise roze. Sipas burimeve, nje tjeter shqetesimin, i cili lidhet me infrastrukturen zgjedhore eshte dhe mos pajisja ne hartimin e materialeve te nevojshme per qendrat votimit, te nje mjeti qe do te mundesonte vlefshmerine e mjetit te identifikimit. Pra ne buxhetin e percaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk eshte percaktuar asnje mjet i tille. Nderkaq kjo do te kete edhe rendesine e saj, per partine me te madhe ne opozite, qe do te reflektohet me ane te nje propozimi te tille. Por, nga ana tjeter socialistet nuk jane edhe aq te shqetesuar, pasi sipas tyre, nese edhe nje e karte e vetme do te dilte jo e vertete, atehere do te rrezikohej i gjithe procesi dhe sistemi i pajisjes me karta, do te deshtonte teresisht. Po ne kete linje, mendohet qe per te marre nje deputet duhet te pergatiten 10 mije karta false, dhe nga keto nje do te evidentohej dhe keshtu procesi rrezikohet.

D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›