Palestina, Berisha: Në OKB qendrim të njëjtë me SHBA
NEW YORK- Qendrimi Shqipërisë për cështjen e Palestinës në OKB do të jetë i njëjtë me qëndrimin që do të mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu deklaroi kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Ai theksoi se Palestina ka të drejtë të patjetërsushme për të qënë i pavarur dhe kjo duhet arritur përmes dialogut.
"Shqipëria dhe shumica e vende të botës, janë në favor të njohjes së shtetit të pavarur palestinez, por kjo kërkon një proces ndër më të vështirët dhe më seriozët, një dialog intensiv dhe të suksesshëm. Ne mendojmë dhe besojmë se shteti i pavuarur palestinez është një e drejtë e patjetërsueshme, por kjo arrihet përmes dialogut", nënvizoi Berisha.
Kreu i qeverisë foli më pas për statusin e vednit kandidat të Shqipëris, i cili sipas tij kërkon përmbushjen e 12 rekomandimeve, të bllokura sic tha ai nga opozita.
"Brukseli e ka bërë punën e tij. Bllokimi ka qënë dhe është në Tiranë. Në qoftë se është pritur deri në ditën e fundit për të mos votuar ligjet me 3/5, kjo ka patur vetëm një qëllim, që opozita të bllokojë këtë proces", deklaroi kryeministri nga Neë York.
Berisha tha ndër të tjera se qeveria e tij mirëpret cdo propozim të opozitës për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore.
"Mirëpresim propozimet e opozitës për ngritjen e komisiont të reformës zgjedhore nëse ajo nuk ka synime bllokuese. Eshtë e drejtë e saj për të kërkuar rishqyrtim të këtyre projektligjeve dhe shpresojmë që të mos jetë kjo taktikë e re bllokuese", tha Berisha.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Palestina, Berisha: Në OKB qendrim të njëjtë me SHBA