Parlamenti gjerman ratifikon Protokollin "Shqipëria në NATO"

Parlamenti Gjerman ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit në NATO për Shqipërinë."Bundetag-u Gjerman miratoi ligjin mbi marrëveshjen në lidhje me protokollin të datës 9 korrik 2008 për Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut mbi anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë Gjermania përmbyll procedurën parlamentare të ratifikimit", theksoi zëdhënëse shtypi e ambasadës gjermane në Tiranë Irene Eidemüller. Menjëherë pas vendimit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka dërguar një letër mirënjohjeje kryetarit të Bundestag-ut Peter Myller ku ka theksuar se Gjermania luan një rol kyç për sigurinë në Europë. Irene Eidemüller shprehu dhe qëndrimin zyrtar se "Qeveria federale e Gjermanisë është e bindur, se anëtarësimi në NATO i dy vendeve do të japë një kontribut kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë". Ambasada gjermane citon gjithashtu se qeveria federale do të vazhdojë të mbështesë tre vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor me masa konkrete në kuadër të përgatitjes për anëtarësimin në NATO.Gjermania, është kështu vendi i gjashtëmbëdhjetë që ratifikon këtë proces, ritmet e së cilit tregojnë për mbështetjen që ndërkombëtarët po i japin reformave në Shqipëri.