Rama: Gati të ulemi me Berishën për dosjet
19/12/2008 Partia Socialiste këmbëngul në hapjen e të gjitha dosjeve
Socialistët nuk japin konsensus deri në hartimin e një ligji sipas standardeve
Qëndrimi zyrtar i Partisë Socialiste mbi ligjin “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve” është në koherencë me qëndrimet e faktorit ndërkombëtar. Një fakt të tillë e bëri dje publik kreu i PS-së Edi Rama, i cili gjatë një konference për shtyp akuzoi ashpër mazhorancën parlamentare dhe kreun e saj për këtë çështje. “Opozita shqiptare, qeveria e SHBA-ve dhe OSBE-ja mbrojnë praktikisht të njëjtin mendim në kundërvënien ndaj projektit të papranueshëm të Sali Berishës: ky është një projekt antikushtetues”, - theksoi Rama gjatë fjalës së tij. Madje, në gjykimin e kreut socialit deklaratat e ardhura nga përfaqësuesit diplomatik të akredituar në Tiranën zyrtare janë kambana që bien përsëri për Kryeministrin Sali Berisha. Për këtë arsye, Rama nuk hezitoi të lëshonte një sërë akuzash ndaj kreut të ekzekutivit. “Dosjet e mëkateve të regjimit të cilit Sali Berisha i shërbente dje, nuk hapen për të mbuluar mëkatet e qeverisë që Sali Berisha drejton sot. Dosjet që zbulojnë fijet me të cilat pushteti komunist përçonte në çdo qelizë të shoqërisë së djeshme terrorin psikologjik, nuk hapen për të fshehur fijet që lidhin sot qeverinë e Sali Berishës dhe vetë kryeministrin me botën e përfitimeve të paligjshme dhe as për të penguar hetimin e mekanizmave e të njerëzve përmes të cilëve diktatura e sotme e korrupsionit bëri krimin e Gërdecit, grabitjen e fondeve të rrugës së kombit apo pasurimin marramendës të sekserit serb të kryeministrit të Shqipërisë”, - nënvizoi Rama. Megjithatë, sipas tij, Partia Socialiste është gati të ulet për hartimin e një ligji europian për dosjet. Ndalur në këtë moment, Rama vuri në dukje se “jemi gati të ulemi në tryezë, me të gjitha palët e interesuara e me ekspertët ndërkombëtarë, për të kryer me dinjitet e seriozitet, një proces të hapur e koherent dhe për të votuar, me të gjithë bashkë, një ligj të standarteve europiane, që garanton realisht shlyerjen e një detyrimi të madh shoqëror, jo vetëm ndaj së shkuarës, po edhe ndaj të ardhmes”. Edhe gjatë deklaratës së djeshme kryetari i Partia Socialiste nuk hezitoi që gjithë kundërvënien e kësaj partie mbi ligjin e PD-së për dosjet t’ia faturojë kryeministrit Berisha, pasi sipas tij, një ligj i tillë ka synime tërësisht personale, duke mbrojtur ministrat e akuzuar për korrupsion. “Dosjet e padrejtësisë barbare që quhej ‘komunizëm’ dhe që bazohej në zellin e verbër të shërbëtorëve të komunizmit si Sali Berisha, nuk mund të përdoren për të shkatërruar në rrugë antikushtetuese pushtetin gjyqësor, duke bërë një padrejtësi të re ndaj popullit shqiptar”, - vlërsoi Rama. Madje, në po këtë linjë, Rama e konkretizoi qëndrimin e tij duke u shprehur se “Sali Berisha nuk mund t’i kërkojë llogari, as opozitës dhe as prokurorëve e gjykatësve pse merren me lulet e korrupsionit në oborrin kryeministror. Ai duhet t’u japë llogari të përndjekurve, që i qan me fjalë e i tall me vepra, se ku kanë shkuar 16 milionë dollarët që ai ka miratuar në parlament në tre vite, për dëmshpërblimin e tyre, dhe pse asnjë qindarkë e vetme dëmshpërblim nuk u është dhënë sot e gjithë ditën të përndjekurve politikë”. Gjithashtu, Rama falenderoi qeverinë e SHBA-ve dhe OSBE-në, për ndihmën e paçmuar që ofruan edhe lidhur me këtë çështje, si dhe përsëriti dhe njëherë tjetër qëndrimin e PS-së për hapjen e të gjitha dosjeve.