E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kaskada e Devollit, sukses i madh

"Shqiperia do kthehet në supërfuqi të vogël në rajon për prodhimin e energjisë elektrike". Këtë siguri e ka dhënë kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e hidrocentralit mbi lumen Devoll. Kontrata e cila u nënshkrua nga qeveria shqiptare me firmën EVN dhe STATKRAFT- as, Norvegji për ndërtimin e tre hidrocentraleve përgjatë lumit Devoll. Sipas kryeministrit Berisha, ky investim arrin vlerën e 1 bilionë eurove dhe ka një kapacitet prodhimi në masën 320 megavat. Ky projekt parashikon në tërësinë e tij 62 km tunel dhe hap 7mijë e 500 vende pune. Ministri Ruli u shpreh se pas kontratës të nënshkruar nga qeveria shqiptare me kompaninë Verbund, të tjerë investitorë hynë në tregun elektroenergjetik shqiptar, si një shprehje e qartë e politikës së qeverisë që ka synuar në vazhdimësi tërheqjen e vëmendjes së investitorëve vendas e të huaj për ta parë Shqipërinë jo më si një vend me risk të lartë investimi, por si një vend me burime natyrore të shumta ende të pashfrytëzuara, si vendin e duhur për të bërë biznes. Ndërkaq, përfaqësuesit e dy kompanive, duke falënderuar qeverinë shqiptare për realizimin me sukses të kësaj kontrate, u shprehën se projekti për kaskadës e lumit Devoll është një ndër investimet më të mëdha në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhatë në Europë në fushën e hidroenergjisë. Ata thane se kishin një besim shumë të madh te Shqipëria, që gjatë këtyre viteve ka arritur shumë dhe ka zhvilluar një mjedis të mirë për biznesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›