E Diel, 1 Nëntor 2026

Vangjel Dule dënon akuzat ndaj Bollanos

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule reagon për akuzat ndaj shoqatës "Omonia" dhe kryetarit të saj, Vasil Bollano. Vangjel Dule thote se sulmet politike dhe mediatike ndaj Vasil Bollanos dëmtojnë proceset integruese të vendit dhe marrëdhëniet e mira mes Shqiperisë dhe Greqisë. Sipas kreut të PBDNJ-së qëndrimet ndaj kërkesave të "Omonia"-s janë shpifje dhe trillime.Akuza të ashpra Dule hodhi edhe ndaj mediave, që sipas tij po Iihedhin benzinë zjarrit duke ndikuar për keq në këtë konflikt të stisur. Pak ditë më parë media shqiptare publikoi një dokment në të cilën kërkohej nga qeveria greke që të mos ratifikonte MSA-në me Shqipërinë nëse kjo e fundit nuk plotësonte disa kushte për minoritet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›