Vlerësojmë deklaratat e ndërkombëtarëve për projektligjin e dosjeve
19/12/2008 Kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi ka vlerësuar si shumë pozitive dhe normale qëndrimet e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhon Uidhers dhe kreut të OSBE-së, Robert Bosh, për ligjin e dosjeve. Në një deklaratë për mediat kryesocialdemokrati Gjinushi ka konsideruar se pozicionimi i faktorin ndërkombëtar ndaj kësaj nismeje ligjore të propozuar nga Partia Demokratike, është për t’u marrë seriozisht. “Përshëndesim dhe mbështesim deklaratat më të fundit të Ambasadorit të SHBA-së në emër të qeverisë amerikane dhe të ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe të OSBE-së në mbështetje të institucioneve të pavarura dhe të reformave reale në Shqipëri, sidomos të reformës zgjedhore dhe reformës në drejtësi, të cilat synohen të bllokohen dhe të deformohen nga qeveria aktuale”, ka deklaruar drejtuesi i socialdemokratëve. Gjinushi ka kundërshtuar projektligjin “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore”. Në qëndrimet e tij publike ai është shprehur i ashpër duke akuzuar mazhorancën dhe në mënyrë të veçantë kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij ka për qëllim goditjen e ndër të tjera të organit të Prokurorisë. Sipas tij demokratët kërkojnë të votojnë në seancë projektligjin, pasi kështu duan të influencojnë në punën dhe angazhimet e prokurorëve, sidomos në këtë periudhë kur në duart e tyre janë dosje të cilat implikojnë në afera korruptive shumë qeveritarë aktualë.