E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i Kosovës, voton kundër mësimit fetar dhe ferexhesë në shkollë

Prishtinë, 29 gusht 2011, NOA- Parlamenti i Kosovës, në seancën e ditës së sotme votoi kundër futjes së lëndës së edukimit fetar, si dhe kundër ferexhesë në arsimin publik parauniversitar.

Ky propozim ishte bërë pa mbështetjen e Komisionit Funksional dhe Komisionit të Ligjeve, por vetëm me nismën dhe mbështetjen e grupeve parlamentare SLS, Kosova e Re dhe 6 Plus.

Me këtë votim i cili ashtu sikurse kaloi për votim pa mbështetje të plotë, u rrëzua, sanksionohet fakti që shkollat shqipe janë laike, dhe që askush nuk është i detyruar të marrë mësime fetare.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›