E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arid Uka, të mërkurën para gjyqit

Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 16:00

Kosovari 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë jashtë aeroportit të Frankfurtit, do të dalë të mërkurën para gjyqit.

Arid Uka ngarkohet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje, në lidhje me sulmin e 2 marsit.

“Hetimet treguan se i akuzuari donte të vriste ushtarët për shkak se ata u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”, thanë prokurorët federalë.

Uka nëse shpallet fajtor, mund të përballet me dënim të përjetshëm.

Ai është arrestuar në vendin e ngjarjes. (REL)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›