Arid Uka para gjyqit
Frankfurt, 29 Gusht 2011 – Kosovari 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë jashtë aeroportit të Frankfurtit, do të dalë të mërkurën para gjyqit.
Arid Uka ngarkohet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje, në lidhje me sulmin e 2 marsit.
Hetimet treguan se i akuzuari donte të vriste ushtarët për shkak se ata u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, thanë prokurorët federalë e cituar sot nga RFE.
Uka nëse shpallet fajtor, mund të përballet me dënim të përjetshëm. Ai është arrestuar në vendin e ngjarjes.