E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, ankimim në Kolegjin Zgjedhor për shpërndarjen e mandateve të Këshillit bashkiak

12-07-2011 / Gazeta 55

Partia Demokratike ka depozituar sot një kërkesë ankimore në Kolegjin Zgjedhor të Apelit, lidhur me ndarjen e mandateve të 55 anëtarëve të Këshillit bashkiak të Tiranës. Selia blu kërkon konstituimin e këshillit, në bazë të tabelave përmbledhëse të nxjerra nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, pas mos miratimit të vendimit të KQZ-së në mbledhjen e djeshme.

KQZ nuk arriti të miratojë ndarjen e mandateve pasi 3 anëtarët e opozitës nuk votuan dhe nuk u arrit kuorumi i nevojshëm prej 5 votash.

Këshilli Bashkiak i Tiranës është i përbërë nga 55 këshilltarë. Nga zgjedhjet e 8 majit, koalicioni i djathtë ka 28 këshilltarë dhe ai i majtë 27 këshilltarë. Brenda koalicionit të djathtë, 19 këshilltarë i ka PD-ja, 5 këshilltarë i ka fituar LSI-ja, 2 PDIU-ja dhe nga një PR dhe PLL.

Në koalicionin e majtë, 25 këshilltarë i ka fituar PS-ja dhe nga një PDS dhe PSV 91.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›