Pres. Obama dhe ligjvenesit ende pa marreveshje per rritjen e kufirit te huamarrjes

Presidenti u takua me udheheqesit demokrate dhe republikane te dy dhomave te Kongresit amerikan te marten per te treten here radhazi. Gjate oreve te pasditjes se djeshme nje prej tete pjesmarresve udheheqesi i pakices ne Senat Mitch McConnell mbajti nje fjalim rreth negociatave.
Duke thene se ai kishte ngritur pikpyetje rreth mundesise se zgjidhjes se problemeve fiskale me zotin Obama si president zoti McConnell ofroi kete vleresim mbi situaten e negociatave.
Sipas pikpamjeve te mia presidenti ka ofruar tre zgjedhje...tym dhe pasqyra rritje taksash ose falimentim. Republikanet nuk zgjedhin asnje nga me siper. Pata shpresuar per te bere mire por refuzoj te bej dem.
Zoti McConnell tha se republikanet do te bejne veprime te pergjegjshme dhe sigurojne se qeveria federale nuk falimenton ne detyrimet e borxheve. Me pas ai foli per ate qe e quajti zgjidhja e fundit cfare do te kerkonte miratimin e nje legjislacioni nga Kongresi qe autorizon Presidentin Obama te kerkoje zyrtarisht rritjen e tavanit te huave per vitin 2012 por qe i kerkon atij te paraqese nje liste me shkurtime specifike te shpenzimeve.
Departamenti i Thesarit ka caktuar 2 gushtin si afat te fundit kur Kongresi duhet te veproje per te rritur kufizimet e borxheve federale. do kompromis duhet te arrihet para kesaj date qe me pas te mundesoje hapat e nevojshem per te zbatuar legjislacionin.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney tha se zoti Obama do te vazhdoje te punoje deri ne fund per arritjen e marreveshjes e cila deri tani perfshin propozime per shkurtime deri ne 4 trilion dollare dhe burime te ardhurash.
Zoti Carney tha se toni i diskutimeve nuk ka qene i kundershtueshem por konstruktiv dhe i respektueshem duke shtuar se nje kompromis nuk do te arrihet nese palet degjojne anetaret me ideologe.
Ne nuk mund te kalojme nga njeri cak tek tjetri nese degjojme vetem thirrjet e mbeshtetsve tane me ideologe. Ne duhet ta pranojme se pozitat tona maksimaliste nuk do te fitojne.
Me heret gjate dites se marte Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner tha se krahu i tij republikan por pret per nje plan specifik nga zoti Obama.
Ku eshte plani i presidentit Kur do te hedhe kartat e tij ne tavoline Kjo rritje e tavanit te borxheve eshte problem i tij. shte koha per te qe te udheheqe duke vene ne tryeze planin e tij dicka qe Kongresi mund te miratoje.
Presidenti Obama ka thene se do te therrase cdo dite ne Shtepine e Bardhe udheheqesit e Kongresit amerikan deri sa te arrihet nje marreveshje per borxhet dhe deficitin.
Nderkohe presidenti perseri perdori median per ti kerkuar Kongresit arritjen e nje kompromisi. Ne nje interviste me kanalin televiziv CBS News zoti Obama paralajmeroi se deshtimi per te rritur kufirin e borxhit kombetar prej 14.3 trilion dollaresh deri me 2 gusht mund te beje qe miliona amerikane te mos marrin pensionet dhe pagesa te tjera duke thene se qeveria nuk do te kete fonde te mjaftueshme.