E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i ri i Kosoves mblidhet me 24 shkurt

Ne Kosove autoritetet thane se mbledhja e pare e Parlamentit te dale nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare do te mbahet me 24 shkurt. Ndonese eshte shqyrtuar edhe mundesia e mbajtjes se seances se pare te Parlamentit para dates 17 shkurt qe eshte pervjetori i pavaresise se Kosoves autoritetet thane se eshte hequr dore nga ky synim per hir te procesit politik dhe krijimit te institucioneve te qendrueshme te vendit. Vendimi pasoi veshtiresite qe jane shfaqur ne procesin e krijimit te institucioneve te reja.

Pervjetori i trete i pavaresise se Kosoves e gjen ate me institucione ne doreheqje dhe ne nje proces jo te lehte te zbatimit te rezultateve te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Presidenti ne detyre i Kosoves Jakup Krasniqi tha sot se eshte arritur marreveshje me partite parlamentare qe 24 shkurti te jete dite e mbledhjes se pare te Parlamentit te dale nga zgjedhjet e parakohshme.

Kjo mbledhje do te jete konstituive. Do te behet betimi i deputeteve te rinj behet zgjedhja e kryetarit dhe te pese nenkryetareve te Kuvendit te legjislatures se katert. Dhe me kete zgjedhje kjo seance e konstituon Kuvendin e kesaj legjislature me 24 shkurt 2011.

Vendimi i sotem u dha fund zotimeve se trevjetori i pavaresise do ta gjeje vendin me institucione te reja.

Ne me deshiren me te madhe do te ishte qe Kosova ti kishte edhe me heret institucionet e reja por realiteti eshte i tille dhe ne deshirojme qe konstituimin e ketyre institucioneve ta bejme brenda afatit kushtetues dhe kete po e bejme tha zoti Krasniqi.

Partia Demokratike fituese e zgjedhjeve ka paralajmeruar qe gjate kesaj jave do te zhvilloje bisedime me partite tjera per themelimin e nje qeverie sic eshte thene shumetnike e shume perfshirese por ende nuk ka derguar asnje ftese zyrtare tek ndonje subjekt politik. Lidhja Demokratike e Kosoves dhe levizja Vetevendosje kane bere te qarte me heret se do te qendrojne ne opozite ndersa Aleanca per Ardhmerine e Kosoves qe shihej si partneri me i mundshem i koalicionit te ri qeverises vendosi se nuk do te hyje ne qeverine e re me Partine Demokratike nese aty nuk perfshihet edhe Lidhja Demokratike e Kosoves.

Kjo ka bere qe debatet te perqendrohen rreth mundesise qe pjese e qeverise te jete Aleanca Kosova e Re e afaristit Behgjet Pacolli i cili ngule kembe qe te kete per vete postin e presidentit te vendit. Nese Partia Demokratike vendose qe te krijoje qeverine me Aleancen Kosova e Re dhe me pakicat kombetare atehere dallimi ne numrat e deputeteve me opoziten do te jete shume i vogel. Me kusht qe te gjitha partite e pakicave do te pershiheshin ne qeverine e re koalicioni do te kishte 67 nga 120 deputete sa ka parlamenti i Kosoves. Por nje pjese e deputeteve serb kane paralajmeruar se nuk do te hyjne ne qeveri me kryeministrin ne largim Hashim Thaci.

Numrat e tille sipas vezhguesve mund te sigurojne shumicen e thjeshte parlamentare por jo edhe qendrueshmerine aq te nevojshme politike per te perballur sfidat qe ndodhen para Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›