Shqiperi Deputetet socialiste braktisin parlamentin tubim tjeter ne 18 shkurt

Partia Socialiste e opozites u largua sot nga parlamenti ndersa njoftoi se ka vendosur qe te organizoje nje tjeter tubim proteste ne 18 shkurt per te kerkuar zgjedhje te parakohshme dhe denimin e korrupsionit shteteror. Kryetaret e deputeteve socialiste dhe demokrate mbajten sot fjalime te gjata ne seancen parlamentare duke u perpjekur ta ngarkojne respektivisht njeri-tjetrin me pergjegjesi per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit ku humben jeten 4 protestues.
Deputetet socialiste protestuan per minuta te tera perpara foltores se parlamentit qe ti jepej fjala per se dyti kryetarit te grupit parlamentar socialist. Seanca u nderpre per shkak te grindjeve te deputete socialiste dhe demokrate ne salle. Pushimi dhe rifillimi i saj nuk e qetesoi protesten e deputeteve socialiste te cilet u larguan nga seanca ne kohen qe parlamenti hyri ne procedura votimi te ligjeve te radhes.
Debatet dhe tensioni ne sallen e parlamentit erdhi vetem nje dite pasi diplomate te larte amerikane u bene thirrje forcave politike qe te marrin pjese ne zgjedhjet vendore te 8 majit si nje mundesi qe i jepet popullit shqiptar per te shtruar te drejtat demokratike. Zevendes-ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen vizitoi Tiranen ku u takua me drejtuesit me te larte shteterore e politike te cileve u kujtoi se OSBE ka hartuar nje liste me rekomandime per permiresimin e procesit zgjedhor dhe se ai ishte i zhgenjyer qe qeveria dhe opozita nuk jane ulur ende per ti trajtuar ato. Zoti Kantrimen tha se presidenti ka shpallur daten e zgjedhjeve vendore te radhes dhe populli ka te drejten te zgjedhe kandidatet e pushtetit vendor.
Bllokimi i zgjedhjeve eshte nje veprim antikushtetues qe nuk e meriton nje demokraci europiane. Partite politike si subjekte kushtetuese dhe jo thjesht politike duhet te dorezojne listat me emra ne KQZ dhe te nisin planet per zgjedhjet vendore. Kjo duhet te jete edhe kerkesa e popullit shqiptar.
Shpesh ne demokraci ka parti qe mendojne se ata jane zoteruesit e zgjedhjeve. Por nuk eshte ky rasti Pronaret e zgjedhjeve jane vete qytetaret dhe populli shqiptar i cili ka te drejten dhe pret qe te zgjedhe kandidatet qe do te drejtojne pushtetin vendor. Kjo nevoje qe qytetaret te zgjedhin kandidatet do te thote pra pjesemarrje ne zgjedhje tha Tomas Kantrimen ne konferencen per shtyp.
Lidhur me ngjarjet e dhunshme te 21 janarit zoti Kantrimen tha se ne Shqiperi gjate viteve te fundit jane zhvilluar dhjetera protesta. Pyetja eshte Pse pas 100 protestave paqesore ajo e 21 janarit ishte me dhune Ai tha se SHBA mbeshtesin Prokuroren e Pergjithshme dhe po bashkepunojne qe te rritet besueshmeria e ketij hetimi. Prokuroria duhet te ndricoje ngjarjen duke kryer nje hetim te plote dhe te balancuar duke ruajtur sekretin e hetimit. Sipas tij per kete ngjarje duhet te hetohen veprimet e gjithe aktoreve si policia organizatoret dhe protestuesit. Zoti Kantrimen tha se institucionet shqiptare duhet te bejne punen e vet pa patur frike per rrjedhojat politike te saj.