E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, Topit: Nis konsultimet për emrat e Gjykatës

 

Tiranë- Presidenti i Republikës, të nisë konsultimet me faktorët kryesorë parlamentarë për emrat e rinj të Gjykatës së Lartë. Me këtë ftesë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, iu drejtuar pak momente më parë presidentit Topi. Ftesa vjen një ditë pas rrëzimit të dekreteve të tij në votimin e së hënës në Kuvend.

"Dje në mbrëmje Parlamenti nuk dha pëlqimin për gjyqtarët e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Shkaqet e këtij votimi janë komplekse dhe nuk jam këtu për të analizuar ato”-tha Topalli, gjatë një deklarate për shtyp.

Ajo ftoi kreun e shtetit që të nisë konsultimet me faktorët kryesorë parlamentarë, në përputhje me një traditë tashmë të konsoliduar.

"Presidenti i Republikës duhet të veprojë në frymën e Kushtetutës dhe vendimit të GjykatësKushtetuese, të cilat parashikojnë luajalitetin kushtetues dhe bashkëpunimin institucional në procedurën e emërimit të gjyqtarëve”- shtoi më tej ajo.

Kryetarja e Parlamentit siguroi Presidentin e Republikës për respekt të plotë të institucionit që ajo drejton ndaj institucionit të presidencës.

Kandidatura e Altina Xhoxhajt, që u votua edhe e para, mori 73 vota kundër dhe 56 pro. Po 56 votat pro të opozitës ishin edhe për Artan Zenelin, ndërsa maxhoranca e kundërshtoi me 71 kartona. Dekreti i tretë, me emrin e Kristaq Trajës, u hodh poshtë me76 vota, ndërsa u mbështet me vetëm 52. Por dekreti i katërt, me emrin e Medi Bicit, solli edhe rrjedhjen qartazi të votave nga ana e opozitës. Të majtët e mbështetën Bicin me 40 vota, ndërsa ata që e kundërshtuan ishin 86.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›