E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti maqedon shpërndahet deri më 16 prill

Nga Express më 02 prill 2011 në ora 14:00

Shpërndarja e Parlamentit në Maqedoni pritet të ndodhë deri më 16 prill dhe më pas do të fillojë fushata zgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit.

Kjo është bërë e ditur nga shërbimet e kryetarit të parlamentit, nga ku nënvizohet se para kësaj date për shpërndarjen e parlamentit, pritet të votohen të gjitha pakot e ligjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme, duke përfshirë kërkesat e opozitës.

Për shkak të afateve të kufizuara, është caktuar një seancë e rregullt për të votuar ligjet që janë parakusht për zgjedhje, por edhe një pjesë të ligjeve evropiane, rreth 100, për të cilat shumica ka paralajmëruar se do të votohen para zgjedhjeve të reja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›