Zapatero nuk kandidohet më

Kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, ka kumtuar se nuk do të jetë kandidat i Partisë së tij Socialiste në zgjedhjet përgjithshme, të cilat pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm.
“Nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Ju falënderoj për respektin tuaj”, deklaroi Zapatero.
Ai i bëri thirrje Partisë Socialiste që të fillojë zgjedhjet e brendshme, për të zgjedhur kryetarin e ri, i cili do të kryesojë partinë në zgjedhjet e ardhshme.
Zapatero theksoi se kur është zgjedhur për herë të parë, në vitin 2004, ai ka pasur për qëllim që të mbetet kryeministër vetëm dy mandate dhe se nuk e ka ndryshuar këtë qëndrim.
“Kam menduar shtatë vjet për këtë. Dy mandate mjaftojnë”, tha kryeministri spanjoll. Si një prej favoritëve për të zëvendësuar Zapateron konsiderohet zëvendëskryeministri i Spanjës, Alfredo Perez Rubalcaba.