E Diel, 1 Nëntor 2026

Blen shtëpinë 100 milionë dollarë

Nga Express më 02 prill 2011 në ora 13:30

Një miliarder rus ka paguar 100 milion dollarë për një shtëpi në Shtetet e Bashkuara, një nga më të shtrenjtat të shitura ndonjëherë në Amerikë.

Juri Milner, sipërmarrësi 49 vjeçar që drejton Digital Sky Technologies, pagoi një shumë rekord për shtëpinë prej 720 metrash katrorë me pamje nga gjiri i San Franciskos në Kaliforni.

Modeli i ngjan një shtëpie franceze, me pesë dhoma gjumi, nëntë banja dhe ka një oborr prej katër hektarësh. Ajo ka gjithashtu një sallë vallëzimi dhe pishina brenda dhe jashtë.

Tregu amerikan i shtëpive ka qenë në rënie që nga fillimi i krizës ekonomike të vitit 2008. Miliona shtëpi janë marrë nga bankat, pasi pronarët nuk arrinin të paguanin kreditë mujore.

Shitjet dhe çmimet kanë rënë dukshëm për shtëpitë që blejnë shumica e amerikanëve. Megjithatë, ekspertët thonë se tregu i shtëpive të shtrenjta nuk është ndikuar shumë.

Milner ka investuar shumë në disa kompani amerikane, duke përfshirë rrjetin e biznesit në faqen sociale Facebook, kompaninë e çmimeve të ulëta Groupon dhe prodhuesin e lojërave elektronike Zinga.

Ai jeton në Moskë me gruan e tij dhe dy fëmijë dhe nuk duket se ka në plan të transferohet së shpejti në Shtetet e Bashkuara.

Shtëpia u shit nga Fred Chan, themelues i ESS Technology dhe gruaja e tij Eni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›