Parlamenti po shkatërron të drejtat e shqiptarëve
“Ne i shtruam vërejtjet tona serioze për sa i përket rolit të Parlamentit i cili është shndërruar në shkatërrues të të drejtave të shqiptarëve.PDSH-së deri tani në Parlament nuk i është pranuar asnjë iniciativë. Strategjia parlamentare e VMRO-së tashmë është e qartë dhe e zbuluar nga ana jonë. Ata tentojnë të konstruojnë parti politike kinse shqiptare, të konstruojnë opozitë kinse shqiptare dhe në fund kinse realizojnë projekte dhe nxjerrin e miratojnë ligje kinse në favor të shqiptarëve”, ka theksuar deputeti Imer Aliu.
Ai theksoi se presin që në ditët në vijim që iniciativa e PDSH-së për interpretim të Ligjit për amnesti të dorrëzuar në Parlament para 11 muajve do të vijë në rend dite, me çka do të mbyllej çështja e rasteve të Hagës. PDSH i ka të gatshëm ligjet për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe ligjin për amnesti ku do të përfshihet edhe rasti i Sopotit dhe shumë shpejtë do t’i dorëzojmë në procedurë parlamentare”, ka theksuar Aliu, që sipas tij, organet partiake do të vendosin për bojkot të mundshëm të Parlamentit.
Sipas Aliut, veprimi i PDSH-së në të ardhmen sa i përket dorëzimit të projekteve të tjera siç ishte edhe ligji për përdorim të gjuhës shqipe dhe të tjerat, do të varen nga sjella e shumicës parlamentare ndaj kësaj iniciative. Nga kabineti i kryetarit të parlamentit informojnë se kanë angazhuar kryetaren e komisionit të kërkojë mendim urgjent nga qeveria lidhur me këtë çështje.
“Komisioni juridiko ligjdhënës ka dorëzuar kërkesën deri te qeveria ndërsa për fat të keq nga ekzekutivi deri më sot nuk kemi marrë mendim. Pa atë mendim, parlamenti nuk mund të debatojë. Kryetari i parlamentit sot kërkoi nga kryetarja e komisionit ti drejtohet urgjent qeverisë që të marrë mendimin nga qeveria dhe kërkesa e PDSH-së, të hyj në procedurë”, theksoi Todor Pendarov, zëdhënës i kryetarit të parlamentit. (INA/start)