Qipro, Topi: Sfida e Shqipërisë, integrimi evropian
Presidenti i republikës, Bamir Topi, deklaron në Qipro se sfida e Shqipërisë është integrimi në Komunitetin Evropian. Duke përcjellë dëshmi historike të së vërtetës së shoqërisë shqiptare, shembullin dhe modelin e harmonisë ndërfetare, Topi pohoi se për shqiptarët sfida aktuale mbetet integrimi në komunitetin e vlerave evropiane, duke ruajtur të kaluarën dhe historinë, identitetin e kulturën e vjetër, shpirtin dhe traditën e dialogut dhe të tolerancës. “Vetëm kështu ne do të mund të përfitojmë nga vlerat evropiane e sigurisht që do të mund t’i pasurojmë ato me vlerat tona”, - tha z. Topi. Nga paneli "Paqja në Mesdhe: besimet, konfliktet dhe sfida e bashkëjetesës", z. Topi në fjalimin e tij foli për sfida historike me të cilat njerëzimi, që në kohët më të lashta, ndodhet i ballafaquar. “Ne, - vuri në dukje ai, - jemi një popull ballkaniko-mesdhetar, një komb i cili ka ndërtuar historinë e vet të lashtë, pranë dhe së bashku me qytetërime, kultura e besime të ndryshme shpesh të kundërvëna, që prej besimeve pagane në atë të krishterë, romak apo bizantin, deri në atë mysliman të Perandorisë Osmane”. Sipas tij, ky rrugëtim, përvetësimi i besimeve apo të kulturave të ndryshme ,pasuroi brez pas brezi identitetin shqiptar, i cili më së miri është përkufizuar nga rilindasi shqiptar, Vaso Pasha, në fillimin e shekullit të njëzetë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. “Kombi shqiptar, me tri besime dhe katër komunitete fetare, i jep botës shembullin e rrallë të harmonisë, dialogut, paqes e bashkëjetesës ndërfetare, pikërisht në mes të hapësirës gjeografiko-politike ballkanike, e njohur për grindje, luftëra e urrejtje, deri kohët e fundit. Ky komb, ndonëse me tri besime, premisë ideale për konflikt e përçarje, gjatë historisë së tij nuk ka njohur asnjëherë konflikte fetare”, - deklaroi z. Topi. “Ne, - shtoi ai, - e ofrojmë këtë realitet pozitiv si shembull për të pasuruar përvojën dhe përpjekjet tona të përbashkëta për tolerancë dhe mirëkuptim, për modesti e mençuri në raportet midis besimeve, element i rëndësishëm i qytetërimit”. Në gjykimin e kreut të shtetit, vizioni shqiptar liberal ndaj besimit plotësohet me shpirtin mikpritës e tolerant për të pranuar tjetrin, me identitetin e tij dhe pa paragjykime. Sipas tij, ky shpirt i veçantë është i vërtetuar në formën më të shkëlqyer në shembullin e rrallë në historinë e njerëzimit, në qëndrimin e shqiptarëve ndaj hebrenjve”. Duke dhënë dëshmi historike të këtij realiteti shqiptar, Topi vijoi se “është një e vërtetë e njohur, të cilën më duhet ta përsëris këtu, që numri i hebrenjve në Shqipëri, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, ishte rritur ndjeshëm në një kohë që kudo ishte pakësuar. Kjo dëshmi antiholokaustiane dëshmon shkallën unanime të tolerancës, të respektit, të bashkëjetesës, të pranimit të të ndryshmes që populli shqiptar dëshmoi në kohët më të këqija të mizorisë dhe të luftës kundër zhvillimit, qytetërimeve dhe njerëzimit”, - theksoi z. Bamir Topi.
Topi, Hristofias: Përvoja e Qipros, edhe Shqipëria në BE
Qiproja është e gatshme dhe ka vullnetin e duhur politik për të ofruar e ndarë me Shqipërinë gjithë përvojën e saj integruese në rrugëtimin e vendit tonë drejt familjes së madhe evropiane. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në kuadër të vizitës së tij në Qipro, zhvilloi dje një takim të veçantë me Presidentin qipriot, Dimitris Hristofias. Presidenti Topi vlerësoi pozitivisht marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Qipros si lidhje mes dy popujsh miq. Kreu i shtetit shqiptar vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e vizitave të tilla të nivelit të lartë si mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe ideve në funksion të zgjerimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Presidenti Topi bëri një përshkrim të shkurtër të reformave të ndërmarra në vend si ajo kushtetuese, gjyqësore dhe zgjedhore si faktorë të rëndësishëm për nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë dhe falënderoi homologun e tij qipriot për ratifikimin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit në maj 2008 nga ana e Parlamentit qipriot. Nga ana e tij, Presidenti Hristofias vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke u shprehur se rritja e marrëdhënieve ekonomike-tregtare si dhe shkëmbimet në fusha të ndryshme si ajo e transportit, bujqësisë, ushqimit, e kulturës dhe shkencës, etj. do t’i shërbenin zgjerimit dhe thellimit të tyre të mëtejshëm. Në përfundim të ditës së djeshme, Presidenti Topi u takua edhe me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Qipros, z.Marios Karojan. she.
Topi takon Presidentin malazez, Vujanoviç
Në kuadrin e takimit të lartë ndërkombëtar që po zhvillohet në Qipro mbi “Qytetërimin e paqes: besime dhe kultura në dialog”, Presidenti Topi pati një takim të veçantë me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç. Të dy presidentët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve fqinje, duke vënë theksin në nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike dhe duke u shprehur se vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomik, zhvillimit të infrastrukturës dhe bashkëpunimit të gjithanshëm, të gjitha vendet e Ballkanit do ta kenë të sigurt të ardhmen e tyre në strukturat euroatlantike. Presidenti Top i shprehu mirënjohjen z. Vujanoviç për pozicionin e qartë të shtetit të Malit të Zi në lidhje me Kosovën dhe njohjen e pavarësisë së saj, duke nënvizuar faktin se siç e tregon edhe kjo konferencë, “misioni ynë i përbashkët është forcimi i dialogut dhe bashkëpunimet mes vendeve dhe popujve tanë”. Edhe Presidenti Vujanoviç ndau të njëjtën pikëpamje për sa i përket intensifikimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik, duke u shprehur i gatshëm që të thellohen akoma edhe më tej edhe marrëdhëniet institucionale, meqë vullneti politik ekziston dhe po rritet gjithnjë e më shumë, duke bërë që rajoni ynë të orientohet drejt integrimit në familjen e madhe evropiane.