E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti rimiratoi ligjet që nuk i dekretoi presidenti

Parlamenti i Maqedonisë sërish ka miratuar ligjet, të cilat presidenti Branko Cërvenkovski nuk i dekretoi për hyrjen e tyre në fuqi.

Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski deklaroi se në bazë të Kushtetutës dhe rregullores, nëse ligjet do të miratohen për së dyti herë me shumicë votash, atëherë presidenti i vendit është i obliguar që t`i dekretojë ato.

Shumica parlamentare rimiratoi Ligjin për lobim, për marrëdhënie pune, për shpronësim, për energjetikë, për avokaturë, për arsim fillor, ndërsa nuk është rimiratuar vetëm Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe.

Në bazë të Kushtetutës, presidenti është i obliguar që dekretojë ligjet, nëse ato miratohen me dy të tretat e shumicës së votave.

Kabineti presidencial njoftoi në reagimin e publikuar se ndjehen të shokuar duke konstatuar “dhunë ndaj parimeve të së drejtës juridike dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”. “Dëshirojmë të shohim se deri ku mund të shkoj kjo çmenduri nga ana e partisë në pushtet” thuhet në reagimin e kabinetit të presidentit Cërvenkovskit.(INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›