E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi 23-vjeçarin, arrestohet autori

Gramsh- Një 34-vjeçar është arrestuar në flagrancë sot, pasi akuzohet për veprën penale të “ plagosje e rëndë me dashje”. Burime të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar në flagrancë 34-vjeçari Spiro Xhaka lindur e banues në Gramsh, i dënuar një herë për veprën penale “ armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “ Sporti” të Gramshit për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me thikë në pjesë të fytyrës shtetasin A.B, 23-vjeç, lindur e banues në Gramsh. Aktualisht 23 vjecari ndodhet i shtruar në spitalin e Gramshit. Sipas mjekëve të këtij spitali, mësohet se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se 34-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të policisë së Gramshit, në pritje të hetimit për konsumimin e veprës penale “ plagosje e rëndë me dashje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›