E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrohet me leva, denoncoi tutoret e vajzes

BERAT- Nje 43-vjecar eshte masakruar me leva hekuri nga dy te rinj, qe i kane bere presion per terheqjen e denoncimit nga vajza e tij 18-vjecare, ne dem te tezes dhe bashkeshortit te saj qe akuzohen per trafikim me qellime prostitucioni. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se enjte, prane Gjykates se Beratit, ku Gani Dolla punonte per pastrimin e rrugeve. Banori i lagjes "10 Korriku" eshte sulmuar barbarisht dhe perfundoi me plage te renda ne koke dhe trup ne spitalin e qytetit. Ai denoncoi dje ne komisariat ngjarjen dhe kerkoi ndihmen e policise pasi ndihet nen rrezik per jeten se bashku me familjen. Pak muaj me pare, vajza e tij denoncoi tezen dhe burrin e saj per trafikim ne Greqi me qellime prostitucioni. Dolla rrefeu dje per gazeten se mesazhi qe i lane dy agresoret ishte qe vajza e tij te terhiqte denoncimin.

Gani Dolla ka mberritur ne oret e para te mengjesit te djeshem ne organin blu, te ketij qyteti, ku ka denoncuar dhunen fizike te ushtruar. Rreth ores 21:00 te mbremjes se te enjtes, 43 vjecari eshte keqtrajtuar me mjete te forta ne koke ndersa ndodhej ne vendin e quajtur "kthesa e Gjykates" ne qytetin e Beratit. Burri qe ndodhej duke punuar si pastrues, mesohet te jete perballur me nje te aferm te tutoreve te vajzes dhe nje person tjeter te cilet kane nisur ta dhunoje fizikisht. Ai ka perfunduar brenda pak minutave ne spitalin e qytetit ku ka marre ndihmen e pare shendetesore, pasi plaga ne koke ka qene e thelle, sic duket edhe ne fotografi. Dolla tregon per gazeten "KJ" se shkak i dhunes se ushtruar mesohet se eshte bere ceshtja e vajzes se tij trafikuar nga tezja dhe bashkeshorti i saj, ngjarje per te cilen familja Dolla ka ngritur padi dhe ceshtja tashme eshte ne gjykate. "me kerkuan te terhiqja denoncimin, ndryshe e kisha punen keq. Familja, vajza dhe une personalisht ndihemi te kercenuar per jeten pas ngjarjes se mbremshme", shprehet 43 vjecari.

Vajza e familjes Dolla, me 23 prill te ketij viti, denoncoi ne prokurori tezen Sara Cani, 24 vjecare, nga Ura Vajgurore, si dhe bashkeshortin e saj Jani Mejdi, nga qyteti i Sarandes, per trafikimin per qellime prostitucioni. Sipas denoncimit te bere nga 18 vjecarja, prej muajit maj te vitit 2007, deri ne muajin prill te vitit 2008, ajo ishte trafikuar ne Greqi nga tezja dhe burri i saj. Pamundesia ekonomike e vajzes, mesohet se e kishte cuar ate drejt Greqise ku jetonte dhe tezja, qe i kishte premtuar nje jete me te mire.

"Familja Dolla ne ruajtje fizike"

Burime zyrtare te komisariatit te policise Berat bejne me dije, se menjehere pas marrjes se denoncimit nga ana e 43 vjecarit Gani Dolla, kane nisur hetimet rreth ngjarjes ku jane identifikuar personat qe kane kryer krimin, emrat e te cileve nuk behen te ditur per shkak te hetimeve. Nderkohe qe inspektorit te zones i eshte kerkuar mbajtja nen kontroll e familjes Dolla, ne lagjen "10 Korriku" ne kete qytet, me qellim krijimin e sigurise per jeten dhe shmangien e sulmeve dhe presioneve te tjera nga personat qe jane te interesuar te terhiqet denoncimi per "trafik prostitucioni".

Procedimi

Trafikimi i 18 vjecares M. Dolla eshte bere vitin e kaluar me premtimin per nje jete me te mire. E demtuara ka rrefyer te gjithe kaluaren e saj qe kaloi ne Greqi nen presionin e tezes. Ndersa ky i fundit eshte duke u gjykuar me akuzen "shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese", bashkeshortja e tij gjykohet ne gjendje te lire.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›